LiveZilla Live Chat Software

Kushtet e Perdorimit

Mbështetja në linje 24/7/365


Kushtet e Përdorimit:

Duke vizituar apo porositur përmes Albanian Hosting sh.a, ju pajtoheni me kushtet e përcaktuara më poshtë. Ju lusim ti lexoni ato me kujdes dhe të informoheni për rregullat që duhet zbatuar. Albanian Hosting sh.a posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.

KUSHTET E PERGJITHSHME

Komunikimi me anë të Mjeteve Elektronike Kur ju vizitoni Albanian Hosting sh.a www.albahost.net ose na dërgoni email, ne komunikojmë përmes mënyrës elektronike. Duke pranuar kushtet e përdorimit, ju pranoni se jeni duke komunikuar në mënyrë elektronike. Komunikimi jonë me ju do të jetë përmes postës elektronike (email), apo njoftimeve të cilat do ti shpallim në ueb-faqe ose live chat.

Mbrojtja e privatësisë

Në emër të Albanian Hosting sh.a zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tonë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional. Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit mund të perdoren vetëm për qëllime informimi dhe promovimi të produkteve dhe shërbimeve . Ne u japim klientëve mundësi të zgjedhjes së vendimit nëse ata duan të fshihen nga listat e postimeve të përdorura për fushatat e marketingut. Të gjitha të dhënat për përdoruesit/klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për punonjësit që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre. Të gjithë punonjësit e Albanian Hosting sh.a janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.

Pronësia intelektuale

Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe, elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet janë pronësi e Albanian Hosting sh.a apo furnizuesit të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të Albanian Hosting sh.a . Nëse mendoni se përmbajtja që posedon Albanian Hosting sh.a është e juaja dhe se ajo është abuzuar, na kontaktoni në mënyrë që të krijohet e drejt e pronësisë intelektuale. Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen për palët e treta.

Qmimet e Produkteve

Albanian Hosting sh.a detyrohet të pranoj cdo qmim me të cilin keni blerë një produkt, edhe nëse qmimi I produktit ka ndryshuar pasi që ju keni bërë porosinë. Albanian Hosting sh.a ka të drejtë të anulojë formën e porosisë dhe të dërgojë njoftim përmes emailit për konsumatorët, nëse ka pasur një gabim të rënd gjatë vendosjes së qmimeve në ueb-faqe, p.sh. në vend të 1000 është shënuar 100 Euro ose qmimi i një produkti është zero (0) atëherë Albanian Hosting sh.a ka te drejtë që ta anuloj atë porosi.

Orari Punës

Albanian Hosting sh.a pranon porosi 24 orë gjatë ditëve të punës dhe liferohet brenda 24 orëve, përveq në rast festash apo ngjarje që është e arsyetueshme. Porosite që behen gjate vikendit,liferimi behët me së largu të hënën.

Ndryshimi (update) i të Dhënave në Ueb-faqe

Albanian Hosting sh.a rezervon të drejtën që në cdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në ueb-faqe. Vizitorët e Albanian Hosting sh.a nuk kanë të drejtë që në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë kushtet e përdorimit dhe cdo ndryshim i mundshëm është i pavlefshëm, pos nëse dy palët bien dakord me shkrim.

Porosia

Porosia minimale e produktit është 1.00Eur Për të porositur produkte te ofruara nga Albanian Hosting sh.a, ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Bëhet regjistrimi, krijimi I llogarisë

2. Përzgjedhja e produktit të cilin ju dëshironi ta blini

3. E shtoni në shportë (nëse ndonjë prej artikujve nuk ju konvenon mund ta hiqni nga shporta me x)

4. Zgjedhja e pagesës

5. E konfirmoni porosinë

6. Bëhet lëshimi I faturës dhe kontaktohet klienti nga agjentët e shitjes

7. Aktivizohet produkti


Zgjedhja e Pagesës

Në këtë hap, ju mund të zgjidhni disa nga mundësitë të cilat ne i ofrojmë për ta kryer pagesën e produkteve të porositura:

Transfer banker (E-banking)

Me Western Union, Money Gram etj

Me Kredit Kartel

Me PayPal

Me Bitcoin


Konfirmimi i Porosisë

Para se ta konfirmoni porosinë, ju mundeni edhe një here të shikoni në detajet e vendosura nga ana juaj, si: qfarë keni porositur, a është I saktë informacioni I vendosur për kompaninë tuaj, cila është kostoja e porosisë, cila është shuma e përgjithshme etj. Nëse gjithqka është në rregull, klikoni tek Konfirmo. Në këtë moment, ju automatikisht do ta pranoni një email me pasqyrën e porosisë suaj.

Kushtet e Përdorimit për të gjitha shërbimet e ofruara nga Albanian Hosting sh.a

Neni 1

Të gjitha shërbimet i kanë qmimet e tyre aktuale në web faqet tona asnjë veprim nuk realizohet për shumat e dërguara më pak se qmimet e cekura dhe anasjelltas.

Neni 2

Në asnjë rast nuk lejohen përmbajtjet për të rritur në serverët dhe rrjetat e Albanian Hosting sh.a Të gjitha fotografitë, videot dhe vegëzat e dedikuar për të rritur, përmbajtjet e shkruara dhe të ngjashme janë në mënyrë rigoroze të ndaluara.

Neni 3

Të gjitha përdorimet interkative të webit në mënyrë rigoroze ndalohen në serverët e Albanian Hosting sh.a. Kjo përfshinë por nuk kufizohet në përdorimet e chatit të shkruara në PHP, Perl, Python etj. cdo përdorim i webit i cili paraqet kohë reale të bisedës nuk është i ndaluar.

Neni 4

Proceset e kërkuara nga serveri i webit, croni, Shell ose ndonjë metodë tjetër nuk mund ti tejkalojë kufizimet e mëposhtme: Të konsumojnë më tepër se 16 mb të Ram-it. Të përdorë për më shpejtë se 15 sekonda të kohës CPU. Numri i dokumenteve të hapura nuk duhet të jetë më i madh se 64. Të formojë mbeturina themelore. Numri i proceseve simultane nuk duhet të jetë më i madh se 5. Nëse ju kërkoni një shërbim me performance të dedikuara për faqen tuaj na kontaktoni dhe na informoni për kërkesën tuaj.

Neni 5

Të gjithë përdoruesit janë të kufizuar në 15 konkurrentë të lidhjeve Mysql. Secila databazë është e kufizuar në 2 GB të hapësirës së diskut. Seria e databazave nuk duhet ti tejkalojë 3000 për orë. Ndryshimet e databazave (inserti, freskimi, fshirja) nuk duhet të tejkalojë 1000 radhë për një minutë. Serverët e databazave nuk duhet të përdoren si zgjedhje të hostingut. Lejimi i databazave mund të bëhet për web sajtet e hostuar nga Albanian Hosting sh.a. Akceset e largëta të databazave shërbejnë vetëm për qëllime administrative.

Neni 6

Asnjë klient nuk mund të publikojë, beje ose ofroje materiale/sherbime ilegale në websajtin/serverin e tyre pra websajtet/serveret si Warez, crack ofrues, Proxy web, Phishing Scam, Email Spam/Marketing, Flood, Botnet, Port Scaning, ddos script etj., rreptësisht ndalohen.

Neni 7

Secili klient i cili dëshiron të publikojë ndonjë album muzike ose ndonjë aplikacion të realizuar për të cilin posedojnë lejen komerciale për veprimin e tillë mund të na informojnë, përndryshe llogaria e hostingut të tyre shuhet nga ana e stafit tonë për një kohë prej një javë (7 ditë) ku pritet se mbrenda një jave klienti të argumentohet pas një jave websajti shuhet përgjithmonë dhe largohet nga serveri ynë poashtu edhe klienti nuk do të ketë më mundësi të blejë ndonjë shërbim nga kompania jonë.

Neni 8

Secili klient ka mundësi të posedojë nga një mailing list me sistemin apostafat të abonimit për pranimin e emailave nga web sajti I qaktuar, pra asnjë klient nuk lejohet të realizojë një dërgim masiv të emailave nga hosti i tyre me ndonjë mënyrë tjetër pos asaj të lartëpërmendur përndryshe llogaria juaj shuhet përgjithmonë pa diskutim të mëtutjeshëm.

Neni 9

Secili klient mund të kërkojë shkëputjen nga serveri ynë ku ne u dorëzojmë domainin fatkeqësisht shuma e paguar për porosinë nuk u kthehet.

Neni 10

Gjatë hostimit në hapsira tona ne nuk japim mbeshtetje për zhvillimin apo problemeve me faqen tuaj vetëm në rast që problemi është tek ne, Albanian Hosting sh.a është e obliguar që të mirëmbajë serverët dhe te ju ofroj uptime sipas marrveshjës ndersa pjesa e zhvillmit të faqes bëhet nga ju.

Neni 11

Albanian Hosting sh.a ka të drejtë ta skanoj hapsirën tuaj pa ju pyetur për arsyeje sigurie apo keqpërdorimi por asesi kontrollimin e të dhënave tuaja.

Neni 12

Ne nuk ua ndalojme përdorimin e pluginsave,themeseve apo komponenteve të ndryshme që i shkarkoni në internet pa i paguar, mirpo nese nuk i kontrolloni për ndonje virus,spam,problem apo diqka të ngjajshëm të kësaj natyre dhe Albanian Hosting sh.a hasim probleme me faqen tuaj automatikisht ju pezullojme pa asnje njoftim dhe nuk ka kthim prapa!.

Neni 13

Albanian Hosting sh.a ofron të gjitha parametrat që jan të paraqitur në webfaqen tonë cdo kërkesë shtesë duhet të paguhet në bazë të caktimit të qmimit nga agjenti i kompanisë tonë.

Neni 14

Nëse serveri apo shërbimi juaj është suspenduar për shkakë të pagesës ose abuzimeve/sherbimeve ilegale (jolegale), ju keni tre (3) ditë kohë për ta rinovuar ose pergjigjur/deklaruar. Nëse mrenda këtyre tre (3) ditëve nuk arrini që ta paguani/rinovoni ose pergjigjeni/deklaroni, shërbimi do të fshihët nga baza dhe ska kthim të këti shërbimi më!

Neni 15

Nëse keni aplikuar ose regjistruar domain me ekstenzion tld .AL ju lutëm vëni re, domainet .AL regjistrohen manualisht nga AKEP dhe kjo mund të zgjatë një (1) deri në dy (2) ditë.

Neni 16

Për hosting pako që është dedikuar Islam-it qoftë Shoqatë, Individë etj. Ju lutëm vëni re, ju duhët të keni domain të regjistruar për të marrë këtë pako falas. JU LUTEM VENI RE, INFO DETAJET E PERSONIT/SHOQATES DUHEN TE PERPUTHEN ME DETAJET E PERSONIT QE KA APLIKUAR PER KETE PAKO! Ne ofrojmë falas vetëm WEBHOSTING dhe RADIO STREAMING! Ju lutëm vëni re, përmbajtjët në këto pako duhen të jenë më kushtët dhe ligjet e Republikës së Kosovës, nën regullorën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Neni 17

Për konsumatorët të cilët dëshirojnë që ne ta migrojmë/transferojmë uebfaqen e tyre në serveret tanë ju lutëm vëni re: Cdo migrim/transferim i uebfaqes bëhet përmes cPanel në cPanel, në asnjë mënyrë nuk do të bëjmë migrime/transfere manuale dhe në asnjë mënyre nuk do të futemi në llogarin tuaj tek hosti ekzistues nga kompjuteret tanë. Ato barten ne mënyrë automatike nga cPanel ynë ne cPanel tuajin. Ju lutëm vëni re, për të kryer këtë shërbim ju duhet të keni patjetër tek hostuesi ekzistues njërin nga këto panele: WHM cPanel, Plesk Panel ose DirectAdmin. Për ndryshe ne nuk do marrim në konsideratë kërkesën për migrim/transfer te uebit tuaj.

Neni 18

Ju lutem veni re, rDNS (Reverse DNS) nuk jane te implementuara dhe nuk mund te vendosen per asnje IP.

Neni 19

Nëse jeni të pa kënaqur me shërbimin tuaj, ne ju ofrojmë shtatë (7) ditë kthim parashë. Ju lutëm vëni re, nëse brënda këtyre shtatë (7) ditëve ju keni bërë ndonjë aktivitet ilegal apo ne marim ndonjë abuzim informim, nuk ka kthim parash në këtë mënyrë!

Neni 20

Ju lutem veni re, IPv6 nuk jane te implementuara dhe nuk mund te ofrojme kete sherbim.

Neni 21

Mbështetja teknike ofrohet 24 orë gjatë javës (e hënë / e diele). Tiketat mbështetëse dorëzuara gjatë fundjavave (e shtunë / e diel) në mënyrë tipike do të trajtohet brenda pesë (5) orësh. Faturimit ose Departamenti shitjeve janë ne linje ne ora 7:00h-20:00h, nga e hëna në të premtën. Kërkimet e faturimeve jashtë këtyre orëve do të marrin përgjigjje brenda 24 orëve.

Neni 22

DMCA / Copyright kur marrim një ankesë për të drejtën e autorit në lidhje me një përmbajtje ose aktivitetin e rrjetit të një server virtual/webhosting apo shërbimet tjera që ne ofrojme ne dërgojmë kërkesën pronarit e serverit/webhostingut/webfaqes apo poseduesit te ati matriali dhe kërkojmë për të marrë masat e duhura dhe atë copyright material ta fshije nga hostimi ne serveret/sherbimet tane. Nëse ankesat vijnë në mënyrë periodike, ne i kërkojmë për të ndaluar aktivitetin abuzive / aplikimit. Nëse ju injoroni kërkesat tona, ateher kjo mund të ju qojë në pezullimin e serverit/sherbimit tuaj dhe ska kthim mbrapa, as pagesë jo!.


Vemendje!

Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Albanian Hosting sh.a. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distributohen në cfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Albanian Hosting sh.a. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa e cekur burimin e materialit, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar. Mos harmonizimi i plotë me këto kushte është bazë për suspendim të llogarisë dhe / ose mbyllje (me kompenzim ose pa të që ka të bëjë me rregullat e Albanian Hosting sh.a). Të gjitha llogaritë dhe / Serverët e përmbajtur brenda rrjetit të Albanian Hosting sh.a duhet të mbështeten nga politikat e mësipërme. Ne rezervojmë të drejtën për ta bartur cdo llogari pa paralajmërim paraprak. Nëse ne e mbyllim llogarinë e juaj për shkak të shkeljes së politikave të caktuara, nuk ka kthim të mjeteve për paradhëniet e kryera.

Powered by WHMCompleteSolution

Gjuha: