Për shkak të rritjes së vazhdueshme të kostove të infrastrukturës dhe operimit — duke përfshirë pajisjet enterprise, komponentët NVMe, pajisjet e rrjetit, energjinë në datacenter dhe rritjen e kostos së adresave IPv4 — jemi të detyruar të bëjmë një rregullim të vogël të çmimeve për planet tona VPS.
Data e hyrjes në fuqi
1 Mars 2026
Çfarë ndryshon?
Të gjitha planet VPS do të kenë një rritje prej €1 në muaj vetëm për porositë e reja.
Çfarë nuk ndryshon?
Shërbimet ekzistuese aktive nuk preken.
Klientët aktualë do të vazhdojnë me çmimin e tyre aktual.
Nuk ka ndryshime në specifikat e hardware-it.
Nuk ka ndryshime në trafikun, performancën apo cilësinë e shërbimit.
Ky ndryshim zbatohet vetëm për porositë e reja të VPS të bëra më ose pas 1 Marsit 2026.
Pse është i nevojshëm ky rregullim?
Gjatë viteve të fundit, kostot e infrastrukturës në industrinë e hosting-ut janë rritur ndjeshëm. Veçanërisht:
Çmimet e serverëve enterprise janë rritur ndjeshëm.
Kostoja e blerjes së adresave IPv4 është rritur për shkak të mungesës globale.
Kostot e energjisë dhe operimit të datacenter-ëve vazhdojnë të rriten.
Ne kemi përballuar këto rritje për aq kohë sa ka qenë e mundur, por ky rregullim minimal na mundëson të vazhdojmë investimet në:
Infrastrukturë të re me performancë të lartë NVMe
Zgjerimin e rrjetit në lokacione të shumta evropiane
Redundancë dhe stabilitet të infrastrukturës
Qëndrueshmëri afatgjatë të shërbimeve tona
Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar çmime konkurruese duke ruajtur standarde të larta të performancës dhe besueshmërisë.
Ju falënderojmë sinqerisht për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj AlbHost.
Nëse keni ndonjë pyetje, ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë.